Google ADS

Prorektorja Vula akuzon senatorët se duan votim për hatër të miqve

13:13 | 10 Shtator 2015
Arbresh.info

Prorektorja për mësimdhënie, Eda Vula duke dal nga Senati ka akuzuar senatorët se kanë votuar “miqësisht” deri tash, shkruan Zëri.

Ajo ia ka bërë me dije senatorëve se nuk do të lejohen të votojnë “miqësisht” për zgjedhje të personelit të rregullt akademik në fakultetet e UP-së.

Duke iu afruar pranë ulëses së tij në Senat, ajo i është drejtuar dekanit të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Tahir Arbneshit duke e pyetur nëse është në gjendje të mohojë se në një mbledhje, që sipas saj madje është incizuar (Arbneshi) të ketë thënë se “se krejt jemi miq dhe votojmë njëri-tjetrin”.

Ndaj kësaj deklarate akuzuese të Vulës, Arbneshi nuk ka reaguar madje as mohuar të ketë thënë ashtu.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Senatit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina rektori Ramadan Zejnullahu ka propozuar që profesorët e UP-së të mos avancohen në thirrjen “profesor i rregullt” nëse nuk janë autorë të tri punimeve të botuara në revista me impakt faktor, shkruan zeri.info

Senati nuk e ka votuar propozimin e rektorit gjë e cila ka ndikuar që Zejnullahu ta mbyllë menjëherë mbledhjen duke e quar në herën e pesë çështjen e avancimit të stafit të rregullt që po dështon në UP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme