Liverpooli u eliminua nga Fa Cup pas humbjes së papritur 2:1 kundër Wolvesit.
Trajneri gjerman i The Reds, Jurgen Klopp ka arsyetuar në një mënyrë arsyen e humbjes së mbvrmshme duke thënë se ka lëndime të shumta fazën mbrojtëse.
Kjo është për shkak se Dejan Lovren u lëndua në ndeshjen me Manchester Cityn dhe Virgil van Dijk është i vetmi qendërmbrojtës i Liverpoolit, i cili është plotësisht i aftë, transmeton Telegrafi.
Nuk është e qartë se çfarë niveli të lëndimit ka kroati, por ai i është bashkuar lojtarëve të tjerë të lënduar, qendër mbrojtësve Joe Gomez dhe Joel Matip.
Trajneri u pyet nëse do të transferojë ndonjë mbrojtës gjatë afatit kalimtar pas lëndimeve të lojtarëve.
Dhe shefi i Reds ishte pothuajse në mosbesim në këtë, duke thënë “I vetmi vend që bëjnë këso lloj pyetjesh është Anglia. Çdo gjë është blerje lojtarësh”.
“Ne kemi katër mbrojtës të qendrës. Tre, ndoshta, dy e gjysmë janë lënduar kështu që ne do të duhet të përpiqemi të luajmë me lojtarët që kemi para vetes.
“Ne kemi nevojë për ta, por ju nuk mund të blini lojtarë dhe t’u thoni “luani dy javë dhe pas kësaj vijnë të tjerët’”
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...