Shkova të shihja për gjendjen e kushëririt që ishte aksidentuar, kur një makinë na mori të gjithëve para!”
Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në aksin Levan-Tepelenë ka lënë pas një bilanc tragjik me viktima dhe 5 të plagosur.
Mënyra Lamaj, një prej të mbijetuarve nga ky aksident i frikshëm, i shtruar në spitalin e Fierit tha për “News24”:
Na u përplas një kushëri në autostradë. Duke parë atë, na vjen një makinë na merr ballë përballë. Kushëririn e kishte goditur një makinë. E në ato momente teksa ishim duke parë, na vjen makina na merr para, makina erdhi pas 5 minutash. Ishte me shpejtësi të paparë. As nuk frenoi fare. Ne ishim në këmbë, shkuam të shihnim djalin e xhaxhait që ishte aksidentuar. Ishim në fshat, sapo morëm vesh për aksidentin dhe duke parë ambulancën në rrugë, na mori makina para. Isha unë, djali dhe vëllai im. Edhe ata u goditën. Ishin shumë persona, nuk e di.”
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...