Real Madridi ka shfaqur interesim të nënshkruajë në janar me yllin e Genoas, Krzysztof Piatek.
Sipas Diario AS, Los Blancos dëshirojnë 23-vjeçarin, por fillimisht vetëm në formë të huazimit.
Polaku është sensacioni i këtij sezoni në Itali, në 19 paraqitje për skuadrën italiane ai ka shënuar 21 gola të gjithë garat. Në Serie A më mirë se ai ka bërë vetëm Cristiano Ronaldo (14), i cili ka një gol më shumë, transmeton Telegrafi.
Piatek iu bashkua Genooas nga Cracovia Krakow në verën e fundit për 4.5 milionë euro dhe tani pas tij janë gjysma e klubeve të njohura evropiane.
Besohet se vlera e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro, edhe pse presidenti i klubi ka thënë se lojtari nuk do të shitet gjatë janarit.
Reali po kalojnë një sezon mjaft të dobët, ku deri më tani kanë shënuar 26 gola në La Liga.
Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe skuadrat e mëdha italiane dhe ato angleze.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...