Google ADS

Parashikimi i motit për sot: Do të shkoj deri në -12 gradë celsius

08:16 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Edhe këtë javë vazhdojnë ditë të akullta dhe acar, ndërsa temperaturat sot do të zbresin deri në -12 gradë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nën vlera mesatare. Minimalet nga -12C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C.

Sot nuk parashihet të ketë erëra të fuqishme dhe nën shtypjen e lartë atmosferike, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Ndërkaq, ditën e mërkurë një vorbull ciklonike nga Atlantiku verior me masa të ftohta arktike, pritet të depërtojë në jug të rajonit përmes Italisë, ku nën kushtet e favorshme, me masa të lagështa nga Mesdheu dhe të ftohtit e pranishëm në rajon, do të sjellë reshje më të qëndrueshme bore mbi tërë territorin e vendit, mirëpo që këto reshje nga dita e enjte pritet të pushojnë./syri net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme