E gjithë jeta jonë është e pashmangshme nga gjykimet e aparencës.
Të gjithë kemi komplekset tona sa i përket pamjes së jashtme, edhe kur është fjala për flokët, vëmendja nuk është më pak e rëndësishme, sidomos nëse përmes tyre ka diçka më shumë që duam t’ua tregojmë të tjerëve.
Po si komunikon me të tjerët përmes flokëve? Ja disa stile që flasin për ty:
A) Flokët e gjatë
Flokët e gjatë personifikojnë bukurinë ideale femërore. Look-u që plotësohet me flokët e gjatë ka gjithmonë siguri më të madhe për një femër se sa flokët e shkurtër. Kështu, natyrshëm, duke pasur më shumë elementë sigurie dhe më shumë detaje femërore, do të thotë që je e fokusuar dhe e përkushtuar te imazhi “serioz” që do të transmetosh tek të tjerët (e thënë nga meshkujt).
B) Flokët e shkurtër
Në ndryshim nga flokët e gjatë, flokët e shkurtër janë konsideruar si më profesionalë, por edhe më pak tërheqës prej shumë stilistëve të flokëve. Por fatmirësisht, ka mjaft shembuj që e kundërshtojnë këtë teori: Emma Watson, Lupita N’yongo, Sienna Miller, fqinja ime… Pritini flokët, të dashura!
C) Flokët kaçurrelë (me onde)
Flokët kaçurrelë janë shumë më të fortë sesa flokët e shkurtër. Vajzat me flokë kaçurrelë janë konsideruar si mjaft lozonjare dhe të dashura, por më pak profesionale se koleget e tyre me flokë të shkurtër, sipas class. Nga ana tjetër, vajzat me flokë kaçurrelë nuk janë të prirura të eksperimentojnë shumë me look-un e tyre.
D) Flokët e drejtë
Flokët e shkurtër dhe të drejtë janë opsioni më profesional nga çdo lloj stili flokësh. Vajzat që kanë këtë lloj stili janë më të prirura për sfida dhe ndryshime, por nuk arrijnë ta promovojnë veten si vajza SUPER cool.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...