Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka ironizuar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me deklaratat e Hashim Thaçit, i cili tha se inicues për vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
“Veç le të kryhen punë të mira për Kosovën. Meritat le të i merrë kushdo që ka kohë për to” shkroi Arifi.
Në shkrimin e tij ka komentuar edhe këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, i cili tha se Ramush Haradinaj është në shërbim të popullit.
“Le të forcohet shteti. Meritat i ka populli shqiptar !!! RH asht në shërbim të popullit!”, ka shkurar Matoshi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se iniciues i vendosjes së taksës ka qenë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj si dhe fuqizues në 100 përqind ka qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...