Ndryshimi i kufijve, Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi që jam gati të pranoj

23:23 | 7 Janar 2019
Trina Galanxhi

Presidenti Meta deklaroi sot në mbrëmje në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta se është gati të pranojë një marrëveshje Kosovë-Serbi, që sipas tij “arrihet me konsensusin e klasës politike në Kosovë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. 

Ndërkohë lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kreu i Shtetit shqiptar ka theksuar sërish se “Ballkani do të bëhet si gjithë Europa vetëm përmes bashkëjetesës dhe jo përmes ndryshimit të kufijve”.

Sipas Metës “çdo ide për shkëmbim territoresh ngado që vjen, sido që të vijë, krijon vetëm shqetësime dhe rreziqe të reja në Ballkan”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme