Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet pse nuk pranoi të firmosë shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe dekretimin në vend të tij të Gent Cakajt
Meta u shpreh në emisionin “A Show” në “News 24”, se pozicioni i ministrit të Jashtëm është delikat dhe kërkohet një llojë vazhdimësie për shkak të proceseve si integrimi europian. Sa i përket dekretimit të Cakajt, Meta tha se si emër i ri duhet t’i nënshtrohet disa verifikimeve përkatëse, që do të marrin kohën e duhur.
PJESË NGA INTERVISTA:
Gazetari: Shkarkimi i ministrave nga kryeministri shkaktoi menjëherë diskutim në publik dhe publiku po pret përgjigjen tuaj praktikisht gjatë këtyre orëve që ne kemi njoftuar për programin në raport me mosdekretimin e zotit Bushati dhe në pritshmëri, çfarë do të ndodhë në raport me dekretimin e zotit Cakaj? Zoti President i Republikës, përse nuk e dekretuat ju zotin Bushati?
Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues. Në këtë drejtim besoj se u përgjigja menjëherë në lidhje me ministrat, pra me dekretimin e lirimit të tyre, përveç ministrit të Jashtëm, dhe me emërimin e të gjithë deputetëve apo figurave të njohura politike në post ministri, të cilët për arsye të pozicioneve të tyre publike, i kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.
Lidhur me pjesën tjetër, ata që janë emra të rinj, kanë nevojë t’u nënshtrohen verifikimeve përkatëse. Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OSBE-së, në…
Gazetari: Institucioni duhet të ketë një lloj vazhdimësie…
Presidenti Meta: … vazhdimësie, për arsye të integrimit europian dhe për çdo gjë tjetër. Dhe mendoj se Shqipëria nuk duhet të jetë për asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm.
Gazetari: A mund të mendohet, mund të sugjerohet që mosdekretimi i shkarkimit të zotit Bushati nuk ka lidhje me të personalisht, por ka lidhje me faktin që do të ketë një ‘vetting’ më të gjerë e më të kujdesshëm ndaj ministrit të propozuar Cakaj?
Presidenti Meta: Nuk ka të bëjë me këtë çështje, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit të Jashtëm që është një pozicion më delikat. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...