Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur sot pasdite kuvendin zgjedhor në degën e Kaçanikut, pas përmbylljes së zgjedhjeve në 24 nëndegë të kësaj komune, ku morën pjesë mbi 2 mijë aktivistë të PDK-së.
Siç njofton DPK, në garën për kryetar të degës kandiduan Besim Ilazi dhe Azem Guri, ndërsa pas numërimit të votave të 157 delegatëve, Besim Ilazi u konfirmua kryetar i degës së PDK-së në Kaçanik, derisa mori mbështetjen e plotë për bashkëpunim edhe nga kundër kandidati i tij, Azem Guri.
Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha para delegatëve se zgjedhjet në Partinë Demokratike janë duke dëshmuar sërish adresën më të sigurt politike të qytetarëve të Kosovës.
Xhemajli tha se platforma politike, Dekada e Re, e ideuar nga kryetari Kadri Veseli, do të fuqizojë dhe zhvillojë Republikën e Kosovës në rrugën e sigurt drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Pas zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Kaçanik, delegatët pjesëmarrës zgjodhën edhe 45 anëtarët e këshillit drejtues të degës si dhe 14 delegatë për konventën qendrore të partisë.
Partia Demokratike e Kosovës, deri tani ka mbajtur zgjedhjet në rreth 300 nëndegë të saj ndërsa deri në fund të procesit zgjedhor do të mbahen edhe zgjedhjet në 900 nëndegë, për të përmbyllur zgjedhjet me konventën qendrore të partisë ku do të zgjidhet edhe Kryetari, Këshilli drejtues dhe Kryesia qendrore.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2