Google ADS

Haradinaj: Kështu komunikuam me NATO-n gjatë bombardimeve

21:05 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bombardimet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë.
Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se bombardimet nga NATO’ja ishin kthesë e madhe në luftën e Kosovës.

“Ditët e bombardimeve kanë qenë shumë me rëndësi”, është shprehur ai, duke treguar se ka ndjekur rregullisht televizionet e huaja, si BBC dhe CNN, që raportonin vazhdimisht për luftën në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se ka pasur antenë satelitore për ndjekjen e këtyre televizioneve. Ai ka treguar po ashtu se ka pasur edhe telefon satelitor, me të cilin ka komunikuar jo vetëm me bashkëluftëtarët, por edhe me Perëndimim.

“Kemi provuar të komunikojmë me aleatët”, ka theksuar ai.

“Jo çdo herë ka funksionuar, jo çdoherë ka qenë e mundshme”, ka treguar Haradinaj në T7.

Të ngjashme