Basha: PD do të jetë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe lirisë së medias

19:31 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e 28-vjetorit të themelimit të gazetës së parë të lirë shqiptare, Rilindja demokratike.

Në fjalën e tij ai ka uruar themeluesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite të RD-së. Ndërkohë që ka theksua se ai dhe PD do të jenë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë.

‘Dua të uroj të gjithë gazetarët sepse sot është një ditë feste për të gjithë median e lirë. Ju uroj duke e para gotën gjysmë plot, jo me të këqijat me të zezat që ky regjim ka derdhur mbi mediat gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar, por me të mirat, me qëndresën e tyre të cilët u përballën me sfidat që lamë pas por do të përballen edhe këtë vit mjaft të rëndësishëm. PD do të jetë në krah të tyre, me ne nuk ka asnjë vijë ndarëse mes dallëndyshes së parë të fjalës së lirë RD-së, pdhe mes gazetarëve që punojnë sot. JU garantoj mbështetjen  time të nderuar gazetarë në të gjitha betejat tuaja. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një vit të mbarë për lirinë e medias’, u shpreh Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme