Google ADS

Eto’o i shqetësuar: Trajnerëve me ngjyrë nuk u besohet, shikohemi si qytetarë të dorës së dytë

19:17 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Ish sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka dhënë një deklaratë e cila si tematikë prek edhe racizmin në futboll.

Kamerunasi po shikon përpara që të vazhdojë karrierën si trajner, por beson se ka një element racist që mund ta pengojë atë.

35 vjeçari ka thënë se shpeshherë trajnerëve me ngjyrë nuk iu jepët besimi i merituar, duke lënë të kuptohet  se kjo mund të jetë pengesa e tij.

“Shumë ish lojtarë me ngjyrë  nuk marrin licencën e trajnerit, por ka disa që e bëjnë këtë” ka thënë Eto’o për “Canal+”.

Duke folur tutje për të ardhmen e tij, ai ka thënë se ambiciet e tij janë të drejtojë një skuadër evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme