Reshjet e borës mbrëmë në Skenderaj dhe fshatrat përreth kanë mbuluar një pjesë të mirë të rrugëve.
Me këtë rast, Komuna e Skenderajt njofton se ka shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrohen rrugët nga bora dhe ngricat eventuale, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi.
“Makineria e kompanive nuk do të ndalet dhe do të vijojë punën rreth pastrimit të secilës rrugë e në çdo fshat. Krahas punës në teren, lus qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion”, ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.