Akuzat e Vetëvendosjes ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë vazhduar së fundi me projektin e rregullimit të shkallëve në lagjen “Arbëria”.
Me një komunikatë për media, VV-ja e ka akuzuar se shkallët nuk po rregullohen as pas gjashtë muajve vonesë.
“As brenda vitit 2018 nuk u rregulluan shkallët e Arbërisë. Ishin premtuar 120 ditë punë për rregullimin e shkallëve të Arbërisë nga ana e Komunës së Prishtinës që nga marsi i vitit 2018 kur kanë filluar punimet. Por edhe tash që jemi në janar të vitit 2019 shkallët ende nuk kanë përfunduar. Pra më shumë se gjashtë muaj vonesë”, thuhet në njoftimin e Qendrës së VV-së në Prishtinë.
Në këtë komunikatë, përfundimi i këtij projekti është cilësuar jetik për qytetarët e Prishtinës.
“Në vitin 2018 Komuna e Prishtinës kishe premtuar fillimin e shumë projekteve në qytet, përfshirë ndërtimin e katër parqeve të reja. Shkallët e Arbërisë janë një nga projektet e rralla kapitale të filluara në fillim të vitit, por që po vonohen për shkak të neglizhimeve nga administrata e Komunës. Në lidhje me këtë projekt, madje është suspenduar edhe njëri mbikëqyrës i punimeve, për shkak se siç është raportuar në media, ka kërkuar përqindje nga kompania punëkryrëse për vlerësim pozitiv në mbikëqyrje. Suspendimi ka ardhur pasi ky rast është bërë publik përmes një video xhirimi në media dhe rrjete sociale”, thuhet tutje.
Akuza ndaj Ahmetit, partia e Albin Kurtit ka pasur edhe për punësime, dhe dhënien e ndërtimeve pa leje.
Para tre ditësh gjithashtu në një konferencë për media VV, kishte drejtuar akuza te Ahmeti për tenderin e qumështit në shkollat e Prishtinës.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...