Ngrohja qendrore publike e Prishtinës, Termokos ka akuzuar sot KEDS-in se për shkak të ndërprejeve të energjisë është ndalur furnzimi me ngrohje në kryeqytet.
Lidhur me këto akuza KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin për media të KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ka ndodhur për shkak të një prishje dhe se për momentin Termokos-i ka energji elektrike.
“Kishte ndodhur një prishje në asetet furnizuese të Termokosit. Por, KEDS duke e ditur edhe ndjeshmërinë, i ka dalë menjëherë në ndihme kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen. Rreth orës 5:00 të mëngjesit ekipet e KEDS’it kanë arrritur të sanojnë problemin dhe Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike”, ka deklaruar Buzhala.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...