Hudson – Odoi është një nga lojtarët që ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij afati kalimtar.
I riu anglez po kërkohet me ngulm nga skuadra e Bayern Munich, të cilët kanë dërguar dy oferta për të.
Odoi u paraqit me Chelsean në kuadër të FA Cup, në ndeshjen kundër Nottingham dhe kënaqi të gjithë me paraqitjen e tij.
I kënaqur duket se ka mbetur edhe Maurizio Sarri, i cili ka këshilluar lojtarin që të vazhdojë karrierën në Angli, tek Chelsea, dhe të mos kalojë në Bundesliga.
“Mendoj se ai ka një të ardhme shumë të mirë këtu, me skuadrën kombëtare si dhe me Chelsean. Mendoj se qëndrimi këtu është më mirë për të” ka thënë Sarri.
“E di, për mua ai është lojtar i rëndësishëm. Ai është i ri, por po përmirësohet. Luajti shumë mirë ndeshjen e fundit” ka thënë tutje strategu italian.
Kujtojmë se Bayern dërgoi një ofertë që përfshinte rreth 35 milionë euro ( oferta e dytë) por nuk ishte e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Chelsea.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...