Viti 2019 do të jetë vendimtar për Greqinë, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një vizite në ishullin Samothraki, ku ai mori pjesë në festimet e Ditës së Ujit të Bekuar.
Cipras tha se 2019 do të jetë “fillimi i rimëkëmbjes së madhe” për një vend që ka pësuar pasojat e një krize të paprecedentë.
Duke iu përgjigjur në mënyrë specifike një deklarate të presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Cipras vuri në dukje fjalët e Bertolt Brecht, një poet që i këndoi virtytit të paqes, drejtësisë sociale dhe emancipimit të njeriut: “Gjeneral, njeriu është shumë i dobishëm/ Mund të fluturojë dhe mund të vrasë/ Por, ai mund edhe të mendojë.
”Të gjithë ata që e njohin historinë e dy popujve është se historia i ka bashkuar grekët dhe turqit qoftë në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Greqia, është e vetëdijshme për këtë histori dhe me mbështetjen e forcave të saj të armatosura gjithmonë do të luftojë për të mbrojtur paqen si dhe vlerat e lirisë dhe drejtësisë universale deri në pikën e fundit të gjakut”, theksoi Cipras.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë