Google ADS

Më 15 janar votohet marrëveshja për Brexit

16:10 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Ligjvënësit britanikë do të votojnë planin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, më 15 janar, konfirmuan për BBC-në burime të Qeverisë në Londër.

Votimi në Parlament është anuluar muajin e kaluar nga vetë kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka pranuar se plani i saj nuk ka mbështetje.

BBC raporton se qeveria po përgatit siguri shtesë rreth marrëveshjes.

May ka arritur marrëveshjen për Brexit me Bashkimin Evropian në muajin nëntor.
Marrëveshja kundërshtohet edhe nga deputetë të partisë së saj, edhe nga ata të opozitës, të cilët thonë se ajo nuk e mbron mjaftueshëm Britaninë ose ruan lidhje tepër të afërta me BE-në.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, do të zhvillojë bisedime me kryeministren May këtë javë, por ai e përjashtoi mundësinë për rinegocimin e marrëveshjes, në mënyrë që ajo të fitojë mbështetje në Parlamentin britanik.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha të hënën se “marrëveshja në tryezë është më e mira dhe e vetmja e mundshme”.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, pavarësisht nëse marrëveshja do të miratohet nga deputetët ose jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme