Google ADS

Ky është çmimi marramendës i shtëpisë luksoze të Edi Ramës

16:09 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike ka deklaruar të hënën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekëshe, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa akuzon se Rama ka vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.

“Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë”, deklaroi Zhupa.

Zhupa ka vijuar më tej duke deklaruar se sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro.

“Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro. Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve”, tha Zhupa, e cila thekson se: “Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme