Zyrtare: Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi largohen nga Llapi

15:27 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Klubi futbollistik i Llapit ka larguar dy futbollistë prej radhëve të veta.

Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi kanë shkëputur bashkëpunimin me klubin llapjan dhe se do të vazhdojnë karrierën me ekipe të tjera.

Jashari përmes llogarisë personale në Facebook ka falënderuar skuadrën duke e cilësuar periudhën e kaluar në “Zahir Pajaziti” si të suksesshme.

“Kontributi i Dardanit për klubin është shembull se si duhet të luftohet për ngjyrat e klubit, andaj përmes këtij postimi ne falënderojmë atë për kohën e mrekullueshme të kaluar tek ne. Suksese në karrierë Dardan Jashari”, shkruan në njoftimin e klubit.

Ndërkohë Rexhepi ka deklaruar për Sheshin “E kemi përfunduar bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme. Falënderoj drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për besimin”.

Theksojmë se skuadra podujevase ka sjell në radhët e veta Rron Statovcin, i cili vitet e kaluara ishte pjesë e Tiranës dhe Partizanit.

Ndryshe, Llapi zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 35 pikë, pesë më pak se lideri, Prishtina. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme