Raportohet se Milani i është futur garës për të nënshkruar me sensacionin e Genoas, Krzysztof Piatek.
Sipas Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë tashmë e kanë pyetur klubin ne polakut për të shikuar nëse ata janë të gatshëm të shesin sulmuesin e tyre kryesor.
Duke e ditur që e ardhmja e Gonzalo Higuain ende nuk është e sigurt, transferimi i 23-vjeçarit në San Siro do të ishte një lëvizje e mençur.
Genoa verën e fundit pagoi vetëm katër milionë euro për Piatek, por tani me shumë mundësi nuk do ta shesë për më pak se 40 milionë euro.
Sulmuesi ka shënuar 13 gola në gjysmën e sezonit të parë në Serie A, vetëm Cristiano Ronaldo është treguar më i mirë se ai me 14 gola.
Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra të mëdha evropiane, kështu janari do të jetë një muaj shumë aktiv për agjentin e lojtarit.
Vlen të theksohet se presidenti i Genoas ka thënë se nuk do ta shes Piatekun gjatë janarit, por një ofertë e mirë mund t’ia ndërrojë mendjen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...