Shkuarja e presidentit Hashim Thaçi në bisedime me Serbin dhe paralajmërimi për një marrëveshje përfundimtare ishin vetëm disa prej arsyeve që Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar protesta.
Ndonëse vetëm sa kemi filluara vitin 2019, mendimet për protesta janë ende në planet e kësaj lëvizje, por nuk janë të definuara.
Albulena Hazhiu, nga Vetëvendosja ka thënë për Arbresh.info, se viti 2019 është vit i rënd për Kosovën.
Duke pasur parasysh marrëveshjen përfundimtare Haxhiu thotë se nuk do të mbesin anash as mendimet se për të ndalur një marrëveshje të dëmshme sipas tyre të organizohen edhe protestat.
“Viti 2019 duket të jetë vit i rëndë për Kosovën dhe qytetarët, si në aspektin socio-ekonomik po ashtu edhe atë politik. Në këtë kuptim angazhimi opozitar dhe qytetar është i domosdoshëm. Ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat, qoftë brenda Kuvendit por natyrisht pa i përjashtuar organizimet qytetare për ndaljen e aventurave të rrezikshme të Hashim Thaçit po ashtu dhe ekipit të tij dhe në anën tjetër, duhet angazhim për ndaljen e kësaj Qeverie të skandaleve, dhe që e ka futur vendin në një rrugë pa krye. Në këtë kohë është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkimi opozitar dhe qytetarë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe analistë,” ka deklaruar Haxhiu.
Por, një protestë e tillë e thirru për bisedime me Serbin dhe për personat që do të na përfaqësojnë në këto bisedime nuk do të ketë efekte sipas analistit politik Donik Sallova.
Për arbresh.info, Sallova ka thënë se duke i parë qëndrimet e partive politike protesta do të mund të ketë vetëm pas arritjes së marrëveshjes.
“Mendoj se ne raport me këtë çështje protestat nuk do te kishin ndonjë efekt. Opozita, përkatësisht LDK-ja është duke kërkuar mënyre se si te përfshihet ne negociata. Besoj protesta mund te ketë ne rastin e marrëveshjes eventuale ndaj te cilës mund te këtë pakënaqësi potenciale. Por ne këto rrethana protestat nuk është se do te kenë ndonjë ndikim, sepse nuk do te dihet për çka po protestohet, duke qene se ne parim te gjitha partitë janë pro dialogut, pavarësisht këndvështrimeve mbi te dhe se çfarë duhet dialogu atje,” ka vlerësuar Sallova.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë kundërshtuar në vazhdimësi shkuarjen e Presidentit Hashim Thaçi në bisedime më Serbin, në fazën finale kur dhe pritet të ndodhë marrëveshja përfundimtare./V.Selimi/Arbresh.info/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër