Google ADS

Lutfi Haziri “kurrë” nuk i bashkohet negociatave pa miratimin e LDK-së

09:07 | 7 Janar 2019
V. S.

Ndonëse ka patuar  disa mendime ndryshe nga partia e tij, i pari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk do të kthehej asnjëherë kundër partisë se tij dhe t’i bashkohet ekipit për bisedime me Serbin.

Të paktën kështu thotë vetë Haziri, dhe persona të cilët dikur ishin pjesë të LDK-së.

Njëri nga themeluesit e saj, Milazim Krasniqi për arbresh.info, ka thënë se Haziri është një politikan mjaft serioz dhe sipas tij ai nuk mund të bëjë një veprim që do të dëmtonte imazhin e tij.

“Lutfi Haziri është politikan shumë serioz dhe ka pretendime të jetë udhëheqës i LDK-së dhe nuk besoj se bënë veprime individuale që do ta dëmtonin imazhin e tij. Ai po bënë presion pozitiv mbi partin e vetë, por nuk besoj se do të bëj veprime të pamatura”.

Krasniqi, ka folur dhe për arsyen që sipas tij LDK-ja si parti duhet t’i bashkëngjitet këtij procesi dhe jo individ të caktuar.

“Mendoj se në kontekstin që po përgatitët ekipi për dialog do të duhet vetë LDK-ja t’i bashkangjitet këtij delegacionit, sepse diversioni që po e bënë Lista Serbe në kuadër të koalicionit e bënë të pamundur që vetëm koalicioni ta përballoj këtë proces. Nuk duhet individ të veçantë, por duhet LDK-ja si parti t’i bashkëngjiten. Pasi që ka indikacione në këtë drejtim që nga takimi i Isa Mustafës me Ambasadorin, ka dhënë një mendim pozitiv dhe besoj se shpejti do të i bashkëngjiten. Unë besoj që kështu do të ndodh”.

Edhe politologu Ramush Tahiri, thotë se sado që Haziri jepe deklarata kundërthënëse me partinë e tij, prapë se prapë nuk është e mundur që ai të ndahet dhe t’i bashkohet ekipit.

“Nuk besoj që Lutfi Haziri ka mu përça më LDK-në dhe me u nda me najë grup edhe pse i ka disa mendime të ndryshme. Në asnjë variant nuk mundet mu përça LDK-ja për shkak të dialogut dhe një pjesë së bashku më Lutfi Hazirin me ju bashkëngjit ekipit si PSD-ja. Lutfi Hazir nëse del mundet më kanë vetëm anëtar si Shpend Ahmeti, por nuk mundet me tërheqë partin. Ama nuk besoj se Lutfi Hazir del kundër LDK-së”.

Madje për Tahirin, as ky ekip i cili u formua nuk është legjitim.

“Ekipi nuk është kushtetues dhe ligjor, sepse duhen institucione të zgjedhura dhe ky është një ekip i cili po pretendon më ja marr punën ose Presidentit ose Qeveris dhe mundet më kanë ndihmëtare, por nuk ka drejt më nënshkrua marrëveshjen.  Kushdo që ju bashkëngjitet ju bashkëngjitet  privat, por jo si institucion. Bisedimet gjithsesi do të i udhëheq Presidenti dhe secila marrëveshje duhet të kaloj në Kuvend”.

Ndryshe mendimi për një bashkëngjitje ne ekipin të Lutfi Haziri, erdhi pas deklaratës së akademik Nexhat Dacit.

Sipas Dacit është e pa kuptimtë që LDK-ë mos të jetë pjesë e dialogut në këtë fazë finale.

Por, një mundësi që nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir t’i bashkohet ekipit pa LDK-në, e ka hedhur poshtë kategorikisht vetë i pari i Gjilanit.

Në një përgjigjeje shkurtimisht dhënë për arbresh.info, Lutfi Hazir ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh  “ Kurrë”./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme