Pas një pauze të shkurtër, Arbana Osmani është kthyer sërish në ekranin e Top Channel me ‘’Dua të të bëj të lumtur’’.
Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, programi aq shumë i ndjekur ka dhuruar emocione të forta për publikun në studio, por edhe teleshikuesit që e ndiqnin nga shtëpia. Historia e parë që hapi siparin ishte ajo e Fjoralba Dedej, e cila kishte ftuar mamanë e saj për t’i kërkuar që të mos hiqte dorë nga të jetuarit dhe ta ndihmonte me fëmijët e saj të vegjël.
Zonja Nexhmie kishte humbur djalin e vetëm Eduartin, në një aksident autombolistik, dhe që nga ajo kohë, kishte humbur të gjitha shpresat dhe gëzimet. Për t’i zbutur sadopak dhimbjen kësaj nëne, Arbana kishte ftuar këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri, i cili ka vuajtur vetë një ngjarje të tillë gati 11 vite më parë.
“Edhe unë kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë e të jetosh për nipërit dhe mbesat e tu. Jeta është një dhuratë dhe duhet shijuar në çdo moment” – i’u drejtua këngëtari Nexhmijes.“Zoti siç ma dha, ashtu edhe ma mori. Aq donte Ai që të jetonte. Unë duhet të jem falenderuese që më la ta shijoja për aq kohë” – tregoi Sidriti më tëj fjalët që bashkëshortja i kishte thënë pas humbjes së të bijës.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...