“Për një vit do të ndaheni”, Eni i kthen përgjigje fansit

01:38 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Eni dhe Genci tashmë e kanë deklaruar hapur lidhjen e tyre.

Por komenti i një fansi i cili vë në dyshim lidhjen e saj me Gencin ka mërzitur Enin.

“Për një vit ndaheni, kismet si të tjerët”, i shkruan komentuesi.

“Kur ekziston një marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie ‘jo-reale’ që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë një herë gishtin nga vetja.

Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti j’ua kthen në jetët tuaja.

Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur”, i përgjigjet Eni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme