Google ADS

Këngëtari kosovar aksidentohet me veturë

23:07 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Këngëtari Labinot Rexha fatmirësisht ka shpëtuar nga një aksident i cili e rrezikoi atë bashkë me familjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ku ka treguar se si ka shpëtuar, ndërsa ndër të tjera ka theksuar se fama nuk është asgjë, sepse sot ai dhe familja e tij kanë mundur mos të jenë më gjallë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Një aksident pësova sot në mëngjes rrugës për Zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen.

Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë , por dëgjova zërin e Djalit tim të vogël Aliun më tha që jam mirë, oh zot faleminderit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme