Google ADS

Vetura godet një të moshuar në Prishtinë

22:06 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Një veturë ka goditur një të moshuar në Prishtinë.

Një 70-vjeçar është goditur nga një veturë në qendër të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, përkatësisht te vendi i njohur si “mbrapa Teatrit”, ku një veturë e tipit “Ford”, ka goditur një 70-vjeçar.

Sipas Borovcit, i moshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për në QKUK.

“I njëjti është dërguar në QKUK dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci për lajmi.net.

Ai ka thënë se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat aksidentit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme