Hoxhaj: Mbështetja e Rusisë për Serbinë është kërcënim për rajonin

21:00 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi sot se mbështetja pa kushte që Rusia po i jep Serbisë, po e inkurajon sjelljen jo të mirë të Serbisë dhe rrjedhimisht fragmentim të situatës në rajon.

Këto komente, Hoxhaj i bëri në një reagim përmes Twitterit ndaj deklaratave që ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq i bëri në mediat serbe, ku tha se “Serbia e ka mbështetjen e pakusht të Rusisë siç e ka pasur gjithmonë, në lidhje me çfarëdo teme, e në veçanti për Kosovën”.

Hoxhaj tha se nëse Rusia dëshiron t’i mbajë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, një gjë e tillë duhet ndalur, pasi e njëjta po çon në sjellje destruktive të Serbisë dhe fragmentarizim të situatës politike në Ballkan.

“Me këtë vazhdë të veprimeve, Serbia do të ishte një anëtar telashexhi i Bashkimit Evropian në të ardhmen”, tha Hoxhaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme