Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka kritikuar politikën e palës greke dhe të liderit të djathtë Micotakis, per tonet e ngritura sipas tij, ne muajt e fundit në raport me Shqipërinë.
Kotzias propozon tjetër trajtim nga pala greke dhe opozita e djathtë të çështjeve që lidhin Greqinë me Shqipërinë përmes komisionerit Hahn dhe jo me deklarata kërcënuese në parlamentin grek si ajo e Micotakis.
Ai u shpreh se trajtimi i çështjeve me diplomaci dhe jo zënka të rëndomta vlerësohet gjithnjë më shumë duke shtuar: “Unë si Kotzias nuk do reagoja kështu me Shqipërinë. Demokracia e Re pranoi anëtarësimin në NATO dhe si vend kandidat për BE pa asnjë kusht, gjatë qeverisjes ndaj sjellja aktuale është hipokrizi nga ana e tyre. Nuk bëhet kështu politika e jashtme”.
Në lidhje me largimin e ministrit Bushati nga qeveria, Kotzias ka komentuar: “Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar me Greqinë. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij. Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje.
Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë. E kam informuar kryeministrin Cipras me detaje. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë. Nuk do flas për këtë. Kur të flas do i mësoni detajet. Por Greqia, dhe referohem në fuqitë e djathta dhe të djathta ekstremiste, duhet të bëhet serioze. Ata luajnë si patriotë dhe i vumë re se ku na drejtuan me Qipron. Pseudopatriotizmi dëmton vendin”.
Pyetjes së gazetarit nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias i është përgjigjur: Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?