Kolona të gjata edhe në pikën kufitare Hani i Elezit

16:42 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Kolona të gjata janë regjistruar edhe në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga pika kufitare në Han të Elezit përmes të cilave mund të shihet se tashmë ka kolona të gjata të veturave të cilat presin që të kalojnë kufirin Kosovë-Maqedoni, shkruan kallxo.com.

Sipas fotografive, kolona e këtyre veturave arrin me qindra metra dhe pritjet gjithashtu janë të gjata.

Ndërkaq, lajmi.net ka raportuar gjatë ditës se edhe në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare ka pasur kolonë të gjatë.

Madje bashkatdhetarët kanë pritur deri në katër orë në këtë pikë kufitare.

Pothuajse ngjashëm ka qenë edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme