Google ADS

Napoli zyrtarizon transferimin e super mbrojtësit nga Serie A

16:12 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e parë në afatin kalimtar dimëror.

Ata kanë transferuar lojtarin e Genoas, Christian Kouame, për 20 milionë euro, raporton “Corriere dello Sport”.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare dhe me nën – kampionët e Serie A, ku pritet të jetë ndihmë e madhe për ta.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të fitojë rreth 500 mijë euro në sezon në kontratën e nënshkruar sot.

Deri në këtë pikë të sezonit, Kouame ka kontribuuar me tri gola dhe pesë asistime, në 20 paraqitje në Serie A e Coppa Italia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme