Javë më parë në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj oficerët doganor kishin kapur një kamion me 500 pako vezë që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia, të cilat nuk posedonin dokumentacionin përcjellës.
Importi i vezëve nga ky shtet zyrtarisht nuk është i lejuar. Këtë e konfirmon edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci i cili për Ekonomia Online tha se të gjitha produktet që vijnë nga një shtet nuk lejohen kur nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm ku tregohet origjina e atij produkti ndërkaq nga Serbia tha se nuk lejohen fare.
Gjinovci tha se bashkëpunimi i mirë që ka AUV-i me Policinë e Kosovës dhe Doganën ka bërë që këto kontrabandime të jenë në sasi më të vogël.
“Importi i vezëve nga Serbia zyrtarisht nuk lejohet sepse akoma nuk kemi harmonizim të certifikatave të autoriteteve të tyre, e dyta sa i përket produkteve ushqimore të cilat dyshohen si të kontrabanduara falë bashkëpunimit të mirë qe kemi me Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës edhe AUV është pjesë e integruar për menaxhim të kufirit arrihet që brenda një kohë të shkurtër të gjitha informacionet që vijnë nga produktet që konfiskohen në këtë formë të realizohet asgjësimi i tyre për produktet e dyshimta, por që nuk kanë një dokumentacion përcjellës apo shoqërues”, tha Gjinovci.
Skandali me mishin e prishur të importuar nga Belgjika në fillim të vitit kishte krijuar shqetësim tek konsumatorët dhe mos besim ndaj produkteve të kafshëve në Kosovë, por kjo dukuri sipas Gjinovci tashmë nuk ekziston.
“Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë qysh me kohë ka ndërmarrë veprime të nevojshme, kemi pas nga importi dhe ka realizuar me kohë asgjësimin e tij dhe nuk ka lejuar futjen e tij apo importin e tij”, tha Gjinovci.
Ai tha se edhe konsumatorët janë vetëdijesuar dhe kanë raportuar të gjitha shqetësimet e tyre lidhur me produktet për të cilat janë vë në dyshim.
“Gjatë këtij viti si shqetësime që janë paraqitur nga ana e konsumatorëve janë 164 raste të cilat janë raportuar dhe janë ndërmarrë veprime praktike në terren për trajtimin dhe janë trajtuar në plotni deri në fund për ato shqetësime në bashkëpunim me MTI-në”, tha ai.
Sipas tij, gjatë vitit 2018 janë kryer 7200 inspektime dhe prej tyre janë marrë 4650 mostra të cilat janë testuar, ndërsa në kontrolle kufitare janë realizuar plotë 47 mijë kontrolle.
Ai tha se AUV-i ka shtrirje edhe në veri të Kosovës, ku po ashtu inspektorët inspektojnë fermat në atë pjesë.
“AUV ka inspektorët e vendosur në pika kufitare edhe në pjesën veriore, shtabi i AUV realizon dhe monitoron inspektime të fermave në pjesën veriore të vendit, qoftë në komunën Leposaviq, Zubin Potok dhe në lokalitete tjera të pjesës veriore, gjithashtu janë pikërisht inspektorët e AUV që bëjnë aprovimin e operatorëve të biznesit që aprovojnë me ushqim në pjesën veriore, e rëndësishme është se vizitohen edhe gjitha fermat të cilat janë tek fermerët e asaj pjese dhe monitorohen”, tha ai.
Gjinovci tha se në vitin 2019 shpreson se do të funksionalizohet fabrika për përpunimin e mbetjeve organike e cila do të ketë impakt pozitiv në mbrojtjen e mjedisit dhe në largimin e qenve endacak.
“Jemi në finalizim të procesit të ndërtimit të fabrikës për përpunimin e mbetjeve organike, pas luftës Kosova është vendi i parë në pjesën e Ballkanit Perëndimor që ka përfituar në një fabrikë të llojit të tillë për ndërtim e financuar nga Komisioni Evropian me bashkëfinancim edhe nga qeveria e vendit dhe shpresoj se vitin e ardhshëm fabrika si e tillë do të aktivizohet”, tha ai.
Gjinovci tregoi se tani për tani mbetjet shtazore hedhen në deponitë e mbeturinave, ku ka prezencë të madhe të qenve endacak.
“Tani për tani të gjitha produktet ushqimore që asgjësohen apo ato që nuk i përmbushin kriteret e sigurisë, në këtë rast asgjësohen në deponitë e mbeturinave që ka prezencë të lartë edhe të qenve endacak, brejtësve edhe të gjallesave tjera që në një formë janë shqetësim edhe për banorët e zonave e lokaliteteve përreth por edhe për qytetarët e vendit dhe gjithë ne”
Gjinovci tha se Kosova është me fat që BE-ja po financon në një fabrikë të tillë dhe lokacioni i saj është përballë parkut industrial te “Kroi i Mbretit”, e cila shtrihet në Kosovën Qendrore që është i përshtatshëm për qasje nga të gjitha vendet dhe me standarde evropiane.
“Ende Kosova nuk e ka statusin e lirë të sëmundjeve të kafshëve, gjithmonë duke u nisur nga ajo që periudha në të cilën ka kaluar zhvillimin e fermave në vendin tonë, është një fat i madh që përmes projekteve të KE është duke u punuar në këtë drejtim që në një të ardhme të afërt Kosova të ketë statusin e lirë dhe shpresojmë që edhe ajo brenda një kohe të realizohet dhe në fund të kemi mundësi edhe të eksportojmë produktin me origjinë shtazore”, tha ai.
Gjinovci tha se edhe taksa 100% ndaj Serbisë e Bosnjës ka ndikuar pozitivisht në rritjen e prodhimit vendor, ndërsa si industri lider në Kosovë mbetet qumështi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...