Google ADS

A do t’ia linte Rama Haradinajt udhëheqjen nëse do të bëhej bashkimi kombëtar?

00:03 | 6 Janar 2019
Trina Galanxhi

Kryeministrit Edi Rama i është bërë pyetja e njëjtë sikurse Ramush Haradinajt tek ‘Xing Me Ermalin’.

‘Nëse do të bashkohej Shqipëria me Kosovën, kush do ta udhëhiqte’, ka pyetur Ermal Mamaqi.

Edi Rama tha se nuk do të hiqen kufijtë fare, por do të mbeten sikurse ai në Gjermani.

Ermal Mamaqi: A do t’ia lejoje Ramushit udhëheqjen?

Edi Rama: Për këtë temë, ti duhet të flasësh me doktorin. Mos e hapë tani për mua.

Rama nuk deshi të përgjigjej, përkundër Haradinajt që kishte thënë që lirisht le ta marrë Edi Rama udhëheqjen.

‘’Nuk ekziston Shqipëria e Madhe, e kanë shpikur armiqtë dhe kundërshtarët tanë. Kinse është gjë e madhe që nuk na takon’’, përfundoi Edi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme