Në Kosovë, autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje përmes mekanizmave të ndryshëm të parandalojnë emërimin e personave me prapavijë politike nëpër institucionet e pavarura.
Politizimi i këtyre institucioneve mbetet një nga fushat më të kritikuara nga organizatat jo qeveritare dhe faktori ndërkombëtar, të cilët thonë se politizimi i tyre ka dëmtuar funksionimin e tyre e madje kanë çuar shumë të tilla drejt falimentimit.
Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje me ambasadën britanike në Kosovë për të ndihmuar procesin e rekrutimit të bartësve në institucionet e pavarura.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi thotë se është në interesin e vendit që të zbatohet kjo marrëveshje e cila ndihmon depolitizimin e ndërmarrjeve publike.
Në Kosovë ekzistojnë rreth 30 agjencione të pavarura.
Edhe nga OJQ-të në Kosovë po thuhet se shumica e individëve të zgjedhur nëpër Këshillet Drejtuese janë njerëz që kanë të kaluar politike.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë