Një grua e moshuar u gjet e vdekur dhe dy burra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhitë goditën një pjesë të madhe të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë të shtunën.
Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero prej pothuajse një jave, gjatë së cilës dëbora e madhe ka ndërprerë shërbimet e transportit dhe fluturimet janë detyruar të devijohen në veri të vendit.
Trupi i një gruaje 66-vjeçare u gjet nga një makinë, e cila u gjet e përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Dy burra që kishin qenë në makinë me 66-vjeçaren, nuk janë gjendur ende.
“Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur që nga e enjte, kur kushtet e motit të keq mbizotëronin në zonë”, tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti.
Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri përpara një përkeqësimi të mëtejshme të motit të ftohtë, që pritet të godasë Greqinë të hënën.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...