Google ADS

Mitrovicasit bëhen me parking nëntokësor

22:33 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Sot në Mitrovicë është përuruar parkingu nëntokësor.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili këtë parking e cilësoi me standarde evropiane dhe moderne, duke e vënë në pah si projekt mjaft të nevojshëm për qytetin që ai e drejton.

Bahtiri deklaroi se këtë pronë komunale e ka dhënë në shfrytëzim duke e parë mungesën e parkingjeve dhe në këtë mënyrë tani do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve nëpër rrugët kryesore si dhe që mitrovicasit do të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet në vendin e tyre pa e pasur problem ku ta lënë veturën.

Bëhet e ditur se parkingu në fjalë posedon sistem të kamerave, ndriçim dhe mundësi për parkim të afro 50 veturave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme