Rei Manaj ka lënë ditën e sotme spitalin e Granadës, ku u shtrua pas goditjes së fortë që mori në fytyrë ditën e djeshme, në ndeshjen që Albacete luante në transfertë ndaj Granadas.
Vetë sulmuesi, nëpërmjet klubit në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen, dhe tregon se do të rikthehet shumë shpejt në fushë.
Shqiptari shihet ende me disa shenja në fytyrë, edhe pak i ënjtur, por kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera.
“Shumë faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen. Dua të them se do të shihemi shumë shpejt në fushë”, u shpreh Rei Manaj. /albeu.com/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...