Agjenti i Biraghit konfirmon bisedimet me Milanin

21:23 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Agjenti i Cristiano Biraghit ka konfirmuar se mbrojtësi i Fiorentinës kishte qenë në bisedime me Milanin, por nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.

26-vjeçari ka tashmë katër gola paraqitje për kombëtaren e Italisë, duke shënuar një gol vendimtar në Ligën e Kombeve kundër Polonisë.

Paraqitjet e tij të mira me klubin Viola dhe thirrjet e rregullta në kombëtare nga trajneri Roberto Mancini kanë bërë që klubet e mëdha të interesohen për Biraghin.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi foli për Telelombardia dhe u pyet për lidhjet e mbrojtësit të majtë me Milanin.

“Çështja nuk mbaroi kurrë me Milanin”, ka thënë fillimisht Giuffredi.

“Gjatë verës ne folëm me drejtorin Massimiliano Mirabelli dhe trajnerin Gennaro Gattuso, por pastaj pronarët e klubit dhe drejtorët ndryshuan”, përfundoi ai.

Dera është e hapur për një rifillim potencial të negociatave me Rossonerët gjatë këtij muaji.

Ndryshe, Biraghi është lojtar i dalë nga akademia e Interit dhe së fundmi ka qenë gjithashtu i lidhur me Nerazzurrët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme