Këshilla për kujdesin ndaj flokëve të yndyrshme

21:05 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Nëse keni flokë të yndyrshëm, nuk duhet të dekurajoheni, mjafton të përdorni produktet e duhura.

Parimi themelor i trajtimit të flokëve me yndyrë konsiston në zgjedhjen e një shamponi të përshtatshëm për këtë lloj të flokëve apo një pastrues i butë në pH neutral.

Përdorni sasi të vogla të produktit/shamponit të holluar mirë me ujë.

Një shpëlarje përfundimtare me uthullën e mollëve të egra të tretur në ujë të ftohtë për të tonifikuar flokët, për të larguar yndyrën dhe zbokthin njëkohësisht.

Bëni kujdes me tharësen e flokëve, mos e teproni me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme