Enca Haxhia: Më pëlqen kur shoh të tjerët teksa më kopjojnë

20:23 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, vazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekur e të komentuar në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo preferon të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

https://www.instagram.com/p/BsLcVkPgi3m/?utm_source=ig_embed

Së fundmi, këngëtarja ka hedhur në InstaStory një status, ku ka shkruar se po ndjehet mirë teksa shoh disa kolege të saj duke e kopjuar atë.

“Më pëlqen kur shoh vajza të tjera në TV duke më kopjuar deri në detaj. E di që kam influenciale”, ka shkruar ajo.

Duke mos përmendur emra, këngëtarja Haxhia ka lënë të kuptohet se ka tentativa kopjimi nga të tjerët te ajo.

Përndryshe, Enca ka qenë mjaft aktive në muzikë gjatë vitit të kaluar, ku solli një këngë solo dhe një bashkëpunim me Don Phenom, të cilat u mirëpritën nga publiku.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat projektin e saj të parë për këtë fundvit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BrxuffaAWtv/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme