Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana ishte i ftuar special mbrëmje e ndërrimit të viteve në emisionin “Mos i fol babagjyshit” në “Ora News”.
Në intervistëne tij, veç të tjerave ka treguar edhe për interesimin e Arsenalit si dhe për miqësinë me Ronaldinjon.
“Bëmë një turne në Zvicër dhe mes këtyre skuadrash ishte dhe Arsenali, PSG-ja dhe disa skuadra të tjera. Më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, kontretisht nga Arsene Wenger. Isha akoma 16-vjeç dhe më kujtohet që u bëmë të gjithë gati. Ishte një mundësi e artë. Shkuam drejt ambasadës për të marrë vizën. E shikoja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli, sepse kishim marrë shkresën që do të riktheheshim në Kosovë. Kur nuk ma dhanë vizën ishte shumë e rëndë. Sikur të mbyllet një derë”, deklaroi Cana.
“Unë në moshën 18-vjeçarë kam filluar të stërvitem me ekipin e parë të PSG-së. Në atë kohë Parisi kishte yje botërore. Një nga këta ishte dhe Ronaldinjo. Sapo kishte fituar kampionatin Botëror. Më kujtohet herën e parë, kur shkova në stërvitje, i tregova dhe emrin tim. Nuk e mbajti mend dhe më thërriste Sedrik. Më vonë, e kuptova që kisha fituar besimin e tyre, kur Ronaldinjo filloi të ma thërriste saktë emrin tim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”, përfundoi Cana.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?