Së fundmi është prezantuar një studim i ri në takimin vjetor të Sesionit Shkencor të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ku sipas tij, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e zemrës.
Në studim, studiuesit përdorën një bazë të dhënash të quajtura Raporti Studimor mbi Shëndetin e Komunitet Hispanik, për të shqyrtuar informacionet nga më shumë se 12.700 të rritur hispanikë në SHBA, nga mosha 18 deri në 76 vjeç, shkruan dritare.net. Studimi jepte me detaje problemet që mund të lindnin nga ngrënia e pas orës 18:00.
Pjesëmarrësit në studim, që hanin vonë, kishin edhe nivelet më të larta të sheqerit në gjak, nivelet më të larta të insulinës (hormoni që rregullon sasinë e sheqerit në gjak), nivele më të larta të HOMA-IR (një indikator i rezistencës ndaj insulinës) dhe presion më të lartë të gjakut, sesa pjesëmarrësit të cilët raportuan se konsumonin më pak se 30 për qind të kalorive të tyre ditore pas orës 18.00.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...