Google ADS

Maradona qetëson fansat: Jam mirë, nuk kam asgjë!

17:21 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Për të qetësuar fansat e tij dhe të gjithë ata që e duan me shpirt, ka menduar vetë ai.

Diego Maradona me postim në Facebook ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pavarsisht shtrimit në një klinikë pasi kishte një emoragji gastrike.

“Dua t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet e përkrahjes, por jeni shqetësuar pa motiv, dua t’iu bëj me dije që nuk ka ndodhur asgjë dhe që jam mirë”, shkruan Maradona në Facebook duke qetësuar të gjithë fansat e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme