Google ADS

Pacolli ankohet tek QUNIT-i për ndalesat që Serbia po ua bën përfaqësuesve të komunitetit serb

16:17 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër informimi Bashkimit Evropian dhe shteteve të Kuintit lidhur me ndalimin e nënkryetarit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Boban Stankovic, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, ndalim që vie vetëm ditë pas ndalimit të kryetarit të po kësaj partie, Slobodan Petrovic, Deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në këtë letër, Pacolli shprehet se rastet e ndalimit të përfaqësuesve të komunitetit serb, njëherësh zyrtarë të Republikës së Kosovës, janë tregues i qartë se Serbia po punon haptas kundër integrimit të komunitetit serb në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Kosovës shkruan gazeta Blic

Po ashtu, Pacolli sipas kësaj letre, rikujtoj që kjo sjellje e autoritieteve të Beogardit vie në një kohë kur komuniteti serb që jeton në Republikën e Kosovës, ka shprehur në vazhdimësi shqetësimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovic, politikan i cili ishte kritik ndaj ndërhyrjeve të Beogradit në jetën politike dhe institucionale të serbëve të Kosovës.

Kjo politikë e Beogradit, thekson Pacolli, ka për qëllim nxitjen e panikut dhe frikës tek komuniteti jo shumicë serb që jeton në Republikën e Kosovës, në dëm të pjesëmarrjes aktive në jetën politike e institucionale të vendit. Në përmbyllje të kësaj letre, Pacolli thekson nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e rasteve të tilla, sepse siç është shprehur Ministri Pacolli, nuk dihet se sa larg është e përgaditur Serbia të shkoj me këtë agjendë. Ndryshe, BIA serbe ka marrë në pyetje para disa ditësh Petroviqin dhe Stankoviqin.

Ndaj këtyre rasteve kanë reaguar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, duke vlerësuar këto raste si presione që po u bëhen serbëve, që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme