E gjithë Evropa qendrore dhe ajo lindore po bëjnë llogaritë me një valë të ftohti ekstrem.
Pamjet e tre meteorologëve të bllokuar nga bora në një stacion të malit Tatra, ishin ilustrimi më i qartë i situatës me të cilën përballen disa rajone të Polonisë. Ata kane mundur të shpëtojnë duke gërmuar borën me duar, e duke zbritur pas kësaj me ski deri në luginë.
Probleme solli në Greqi një stuhi e pagëzuar Sofia, e cila zbardhi veriun e vendit fqinj.
Moti i keq ka përfshirë dhe një sërë rajonesh të Italisë. Abbruzzo u zgjua e mbuluar nga dëbora pas stuhisë dimërore që u përplas mbi të gjatë natës duke nxitur përgatitjen e një plani për emergjenca të mundshme. Njerëzit atje ankohen së borëpastrueset janë dërguar vetëm në rrugët kryesore, ndërkohë që shumë të tjera mbeten të mbuluara nga bora.
Që prej orëve të para të mëngjesit, nëpër rrugë po hidhet kripë. Komuna e Akuilës ka hapur një qendër operative e ka vendosur dhe një numër të gjelbër në dispozicion të personave që gjenden në vështirësi. Vendasit i kanë qetësuar disi parashikimet e meteorologëve, sipas të cilëve nga dita e ujit të bekuar, temperaturat do të nisin të rriten.
Shërbimi meteorologjik i BBC-së paralajmëroi më herët për reshje të dendura dëbore pas një fronti arktik që do të pushtojë pjesë të kontinentin e vjetër.
Ngricat sipas tij do t’i ndienin më fort disa pjesë të Gjermanisë, Zvicrës e Austrisë, por dëbora nuk do të kursente as Greqinë e Turqinë, ndërsa erërat e forta me drejtim veri-lindjen duket kanë në rrugën e tyre edhe Ballkanin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...