Anulohen 90 fluturime në aeroportin e Mynihut

14:40 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Rreth 90 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut në Gjermani për shkak të erës së fuqishme dhe reshjeve të borës që ka përfshirë disa pjesë të Evropës qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti i Mynihut konfirmoi anulimin e fluturimeve. Mëngjesin e sotëm në jug të Gjermanisë, Austri dhe Zvicër kanë rënë disa centimetra borë.

Mediat lokale theksojnë se anulimi i fluturimeve në Mynih ka ndikuar në një nga dhjetë fluturimet në aeroportin e dytë më të madh në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme