Google ADS

Azet sjell projektin e ri

14:00 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Hip hop ylli shqiptar, Azet, ka publikuar projektin e ri të tij.

Kënga titullohet “Crack, Koks, Piece Unternehmen” dhe vjen në bashkëpunim me antarin tjetër të grupit KMN, Nash.

Projekti është pëlqyer qysh në orët e para të publikimit.

Producent i këngës është Lucry, një prej njerëzve kryesorë që përkujdeset për anën muzikore të reperit shqiptar që vepron në Gjermani.

Nuk ka shumë kohë që Azet solli projektin “Lelele”, që po ashtu u pëlqye shumë nga publiku.

“Lelele” u xhirua në Brazil dhe është një prej top klipeve në Gjermani.

Ndërkaq, Azet mbajti dy koncerte gjatë dimrit në Kosovë, në Prishtinë e Gjilan.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme