Google ADS

Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin e ministrit Bushati

13:53 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta nuk ka firmosur ende dekretin e shkarkimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në njoftimet nga presidenca për firmosjen e dekreteve për shkarkimin e ministrave, mungon ai i shefit të diplomacisë Bushati.

Ende nuk ka njoftim se kur do të ndodhë kjo dhe cilat janë arsyet se pse firmosja e dekretit për shkarkimin e ministrit Bushati, nuk është bërë ende./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme