Google ADS

Qeveria e re, Meta e nis nga Nikolla, dekreton shkarkimin

12:19 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Pas kërkesës që Kryeministri Rama dërgoi në Presidencë për dekretimin e ministrave të rinj, kreu i shtetit Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ministrave të shkarkuar.

Kështu, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, ministri i Financave Arben Ahmetaj, janë liruar nga detyra të cilën e kanë mbajtur për 5 vite.

Po kështu, Presidenti ka dekretuar shkarkimin edhe të zv/Kryeministres Senida Mesi dhe ministres së shtetit për sipërmarrjen, Sonila Qato./tv klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme